Veshjet Shqiptare
Veshjet popullore
Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar edhe veshjet shqiptare. Por pëlhurat e endura janë ruajtur edhe sot e sidomos këmishat me oja, pështëmallat dhe veshjet e nuseve dhe grave të tjera.
Veshjet e nuseve-grave
Këmishat prej pelhure të endura në razboj (tërkuzë), këmishat shalle, këmishat me varra, këmishat me topa, këmishat me honxa, këmisha mendafshi ose e ashtuquajtura pelhurë e mirë.
Bofçat me drugëz, bofçat me topa të bardha, çarçafe shalle, çarçaf me topa, çarçafe rende. Dullaku i nuses ishte prej kadife ose atllasi. Mbi këmishen vehej jeleku, brezi gjysëm dimie, te cilët brezër kanë qenë prej kadife, atllasi, basme etj. Këto tesha i kanë qepur gratë nëpër shtëpija dhe të cilat ruhen ende kësaj dite. Si pjesë e veshjes së nuses kanë qenë edhe komat te thurura me dore prej gajtani. Gratë më të vjetra kanë veshur këmisha prej pëlhurë me onxa të kaltërta, pështëmallat, pështërkat, ndersa çirkat kanë shërbyer si pallto prej kadifes së zezë ose të kuqe.
Veshjet e burrave
Burri ka veshur këmishe të bardhë me sqepa, pallto, pantollona prej shajaku e më vonë prej shtofi, opinga dhe më vonë këpucë, çorape të cilat kanë qenë të bardha e të thuruara prej leshi. Më të vjetrit kanë mbajtur tirqe koprone etj.
Comments
Post a Comment