Ushqimet Shqiptare

Sofra bujare shqiptare tradicinalisht ka qene shume mikpritese, por gjithesise ka pasur edhe rregullat e veta strikte. 

Picture

1. Sofra shtrohej e vecante per ndere te musafirit/musafireve
2. Shtruarja e sofres kishte rendin e vet, kohen dhe menyren.
3. Ne balle te sofres ulej kryfamiljari - mikpritesi
4. Ne te majte te tije musafiri me i vjeter, ne te djathte tjetri musafir sipas radhes, dhe keshtu nje andej dhe nje kendej, ne fund uleshin familjaret meshkuj nese kishte vend te mjaftueshem.
5. Sofren e shtronin te rinjet e familjes duke vu tepsine kryesore ne mes dhe pjata rreth e rreth, duke filluar nga muafiri me i vjeter e me radhe tek musafiret, ne fund tek familjaret me fillim te kryefamijari.
6. Te rinjet shperndanin supen, luget, pirunjet, por buken e ndante kryefamiljari si edhe mishin, gjithenje duke filluar nga me i moshuari i musafireve.
7. Pas ketyre sherbimeve fillestare, kryefamiljari ua thoshte musafireve: Mire se keni ardhe dhe mire se ju ka pru zoti, kurse musafiri me i vjeter ia kthente: Mire se ju gjetem!
8. Dhe pastaj u thote: Urdheroni cka na ka sjelle zoti.
9. Kryefamiljari nuk ngritej nga sofra pa u ngritur edhe musafiri i fundit.
10. Nje nga te rinjet e familjes qendronte ne kembe per te sherbyer me uje dhe sherbimin e bente duke vu doren e djathte ne gote dhe doren e majte tek zemra, me nje perkulje te lehte, te cilen e bente edhe kur e merrte goten
 .

Perpeqi

Picture

Ndërsa perpeqi është një ushqim që në dukje të parë do të dukej se është pite me djath. Albanologjia e njeh si pica shqiptare daton qysh nga koha ilire. Përgatitet me djath të grirë, vezë, mazë dhe margarinë. Vetëm një petë e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hudhet masa e përgatitur. Pastaj i hudhen ve sipas dëshirës, dy ose tri. Mbetja e petës mbështillet në rrethinat e tepsisë dhe bëhet pjekja. Pjekja mund të bëhet edhe me saç sikur flija ku edhe del më e shijshme 

Flija Kosovare

Picture

Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar por edhe turk. Ajo mund të pjeket edhe në shporet çoftë ai me rrymë apo me dru por më tëper preferohet me saç. Për brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë. Për masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana çaji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe servohet me kos, djathë ose mjaltë. 

Comments

Popular posts from this blog

Dasmat Shqiptare

Muzika tradicionale shqiptare