Dasmat Shqiptare

Njëra nga traditat më të lashta të kombit që është ruajtur me xhelozi dhe besnikëri janë dasmat. Kjo tradit e bukur që bënë pjesë në grupin e këngëve familjare për të cilën shqiptarët janë të njohur për ruajtjen autoktonike të saj nga ceremonija e fejesës deri te ajo e martesës. Është normale se me ndryshimin e kushteve, me ndryshimin e gjendjes ekonomike edhe kjo tradite ka pësuar ndryshime, por ajo që është qenësore (thellbësore), është ruajtur.
  1. Duke u nisur prej kohërave më të vjetra e deri më sot ka pasur shumë ndryshime në organizimin e dasmave.
Dasmat për kohezgjatje mund ti ndajme në 3 grupe:
  1. Dasmat që bëheshin para gjysëm shekulli dhe zgjatnin 8 ditë, fillonin dhe mbaronin ditën e enjte.
  2. Dasmat që bëheshin para 20 e më shumë viteve zgjatnin 4 ditë, te cilat fillonin ditën e hënë dhe mbaronin të enjten.
  3. Dasmat që bëhen sot zgjasin vetëm 1 ose 2 ditë.
Ditët e fillimit dhe mbarimit të dasmave nuk caktohen. Dasmat bëhen për një ditë, fillojn në mëngjes dhe mbarojn në mbrëmje.
Më parë dasmat janë bërë në stinën e dimrit, kurse tani bëhen në stinën e verës për shkak të ardhjes së gurbetqarëve.

Dasma te dhëndërri

Dasma fillon me çuarjen e bojës. Bojali caktoheshin 3 vetë nga më të afërmit e familjes së dhëndrrit, të cilët ne tre kuaj e me pase me qerre kali apo arab dhe tani me veture, shkonin ose shkojnë te shtepia e nuses me një arkë, ku e çonin bojën dhe dhuratat tjera për nusen dhe të afërmit e tjerë të familjes së saj. Bojalitë në mëngjez çojn peshqeshe për nusen, peshqeshe për të afërmit e nuses, kanë ëmbelsira të ndryshme, rrush të thatë, elbebia dhe dikund gështenja të ziera.
Kur kthehen bojalitë në shtëpin e dhëndrrit fillon shtypja e grurit dhe fillonin njerëzit e afërt të përgatisin drekën dhe më pas pergatitjen për marrjen e nuses dhe pergatitje të ndryshme që do të ceken me vonë... Ditën e dasmës vinë edhe lodrat(daullet)dhe pizgat. Luhej valle rruhej dhëndrri dhe atëherë nisen krushqit për marrjen e nuses. Edhe te shtëpia e nuses luhej valle por këtu përparsi kishin burrat nga ana e nuses dhe pas një ore e merrshin nusen me këngë dhe niseshin krushqit për në shtëpin e dhëndrrit. Nusja hynte në qerre e fundit. E afronin njerëzit e afërt të shtëpisë së saj. Rregullisht pas qerres shkonte një krushk i hypur në kal i cili quhej "pas qerres". Kur nusja arrinte në shtëpin e dhëndrrit kryhej ceremonia me ibrikun, oxhakun, maxhen dhe bukën. Kur nusja hynte ne ajat dhëndrri i hidhte sheqerka në fytyre. Më në fund nusja nxirrej para krushkave.
Ky rit përdoret edhe sot në dasmat shqiptare. Vlen të përmendet edhe ajo, se më parë dasmat i kanë bërë edhe me të grishur, kur i zoti i dasmës i thirrte disa ditë para dasmorët dhe i lajmëronte se dasmën do ta bëj me të grishur. Dasmorët si dhurat sillnin nga një dash dhe merrnin me vete diku edhe 10 vetë të tjerë. Të grishurit priteshin dhe përcilleshin me lodra, të cilët në dasëm rrishin një natë.

Dasma te nusja

Si iknin bojalitë, nuses i vendohej boja. Me këtë rast bëhet një rit me vajzat e rritura, cilat nuk lejojnë që nuses, shoqes së tyre, t'i vendohet kana. Më pasë ato dakordohen dhe nuses i bëhen ceremonit e bojës, dhe me pas e veshin nusen me fustan të bardh. Ne ditën e dasmës caktohen 2 gra ne fillim për pregaditjen e drekës dhe darkës, edhe te nusja edhe te dëendrri të cilat i qujam MAXHENICA. Posaçëirsht caktohen edhe sherbyesit, të cilët te ftuarve u japin ujë, llokum, cigare, ushqim dhe kujdesen për zjarrin. Gjithashtu caktohej edhe KRYETARI I DASMËS i cili është i afërm i zotit të dasmës.
Vallet qe luheshin me lodra dhe pizga me te njohurjane: "VALLJA E BABËS", "Çollakja", "Koxhikja", "Toskarçja", "Vranishtja", etj. Pasi kryhej ceremonija e darkes se dhendrrit kryhej ceremonia e mbylljes se dhendrrit, aty pervec njerezve te aferm te dhendrrit merrnin pjese dhe shoket e tij dhe imami i fshatit. Pas kryerjes se ritit fetar dhenderri ja merrte doren babes, imamit dhe me te vjeterve dhe nisej për te nusja, ne ate moment me te rinjte i binin me shuplaka shpines. Jashte fillonte rrahja e daulleve dhe e pizges dhe ne ato momente ndizej zjarr me teshat e zotit dhe zonjes se dasmes. Diten e neserme pa lere dielli fillonte riti i ngritjes se dhendrrit i veshun me tesha te reja zbret dhe e luante vallen e fundit te dhenderrise. Pas pushimit te daulleve dhe pizgave perfundon dasma.
Me ndryshimin e kohrave ndryshuan dhe menyrat e organizimit të dasmave në Dollogozhdë. Por ritet dhe ceremonit e lartëpermendura origjinale janë të ruajtura edhe sot. Në ditët e sotme lodrat dhe pizgat merren vetëm deri në momentin e ardhjes së nuses në shtëpin e dhëndrrit, ndërsa prej momentit të ardhjes së nuses në shtëpin e dhëndrrit fillon ahengu me orkestrinë dhe këngetar të shquar. Në ditët e sotme dasmat organizohen edhe në restorante.
Ushqimi në ditët e dasmes ka qenë: jania, baklava dhe pilavi me vone është përdorë hallva që e përgadiste akshiu, kurse tash përdoret allva e bardhe e fabrikuar, ndersa jania është zëvendesuar me ushqime të llojllojshme që pregatiten nëpër kuzhinat e restoranteve

Comments

  1. Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
    Ai është WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Ushqimet Shqiptare

Muzika tradicionale shqiptare