Muzika tradicionale shqiptare
Nina-nana ose ninulla Ky zhanër shquhet nga një radhë tiparesh lëndoro-substancialë e strukturoro-formalë të veçantë, si: përmbajtja thellësisht lirike, melodika e ndjeshme recitative, sistemi modal/tonal diatonik i gjymtë, metrika/ritmika gjysmë ose krejtësisht e lirë, karakteri a cappella , etj. Tipare të tillë dëshmojnë arkaizëm. Pra, lashtësia shprehet qartë përmes vetë strukturës modale/tonale të nina-nanës. Vajtimi ose gjama Eshtë interesante të shënohet se, vajtimi ose gjama, ndonëse nga pikëpamja e përmbajtjes ndryshon rrënjësisht me nina-nanën ose ninullën, në plan strukturoro-formal, shquhet nga tipare të përafërta, në mos të njëjta, me të. Tipare themelorë të vajtimit ose gjamës, si: melodika e ndjeshme recitative, sistemi modal/tonal diatonik i gjymtë, metrika/ritmika gjysmë ose krejtësisht e lirë, karakteri a cappella , etj., në mënyrë aksiomatike, nxjerrin në pah lashtësinë e këtij zhanri. Kënga maje-krahi ose kushtrue...